Me gjithë produktet kozmetike që përdorim sapo përfundon vera, tendenca e produkteve natyrale për çdo problem të lëkurës është bërë gjithmonë e më dominuese.

Ok, produktet ‘pas diellit’ janë vazhdimisht të rekomanduara, por jo gjithmonë funksionojnë për bezdinë që na krijon lëkura kur fillon të bjerë. Për të ndihmuar lëkurën të pastrohet nga qelizat e vdekura, të jetë e shkëlqyeshme dhe e butë, një scrub natyral me llumin e kafes është zgjidhja më e mirë.

Si përgatitet: Mjafton një përzierje e llumit të kafes turke me pak vaj ulliri dhe disa pika limoni. Pasi të kesh përftuar masë homogjene, fillo aplikoje në trup, por edhe fytyrë dhe masazhi lehtë me mollëzat e gishtave. Pas disa minutave, shpëlaje trupin normalisht. Kaq e thjeshtë! Llumin e kafes mund ta kombinosh edhe me kripë, vaj natyral dhe disa pika vaji esencial, sipas preferencës.