Jeni duke u njohur me dikë, por nuk e dini nëse ai ndjen për ju?

Ky është një problem shumë I madh për shumë vajza. Duke mos dashur të bëjnë ato hapin e parë, dhe të mos shpresojnë për dicka që nuk është, ky artikull vjen për të zhdukur konfuzitetin e tyre.

Gjestet e tij fizike mund të zbulojnë shumë rreth qëllimeve të tyre të vërteta.

Ja disa prej tyre:

Kur flet me ty, ai prek flokët e tij

Meshkujt, në këtë mënyrë, tentojnë t’i japin vetes vetëbesim. Kur shohim një person tërheqës, ne instinktivisht provojmë gjëra të tilla si prekja e flokëve. Kjo ndodh edhe tek femrat.

I vendos duart afër belit të tij

Nëse një mashkull i mban duart afër ijëve të tij, duke i vendosur ato në xhep ose duke i mbajtur në bel, kjo është një shenjë e qartë se ai po dëshiron të demonstrojë fuqi. Ideja e njëjtë është edhe kur një mashkull që rri ulur i hapë këmbët e tij.

Kur jeni në grup, kthehet gjithmonë nga ju kur është duke folur

Në situata sociale, ne shpesh kthehemi me trup nga personi i cili na duket më tërheqës. I kushtojmë rëndësi edhe këmbëve. Shumë njerëz nuk e vërejnë se janë drejtuar drejt fytyrës së personit që ju pëlqen, por është shumë e qartë kur ndodh.

Kopjon qëndrimin tuaj

Shikojeni nëse një mashkull të paktën “kopjon” pozën të cilën e keni marrë. Kjo tregon se ai është duke u përpjekur t’ju kuptojë dhe të gjejë diçka të përbashkët me ju, dhe kjo definitivisht reflektohet në gjuhën e tij të trupit.

Sjellja e tij bëhet më e ngazëllyer

Nëse i pëlqeni një mashkulli, shprehja në fytyrën e tij do të jetë miqësore dhe e hapur. Ai do të jetë i sjellshëm dhe do të duket i mahnitur, dhe nëse është nervoz, do të skuqet.