Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se shpejt do të përfundojë votimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

Veseli e ka quajtur dramë demarkacionin, duke shtuar se janë në fillim të fundit që Demarkacioni të kalohet.

“Koha është të përfundoj drama e shënimit të kufirit, me një vend partner të NATO-së. Shumë shpejt do të jemi vendimmarrje, kam thirru për koncesus, dhe do të ishte mirë që grupi i deputetëve të pavarur janë për ta votuar shënimin e kufirit. Jemi në fundin e kësaj drame. Shënimi i kufirit duhet të përfundojë, është për të mirën e Kosovës”, ka thënë Veseli.