Në Kuvendin e Maqedonisë për sot është caktuar vazhdimi i pesë seancave kuvendore, ku u votua edhe për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Me 69 vota pro dhe asnjë kundër, pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kuvendi vendosi ta kalojë Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve..

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15 nëntor të vitit të kaluar.