Një adoleshente është shpërblyer për dashamirësinë e saj me një bursë kolegji, pasi u fotografua duke i dhënë ushqim një 78 vjeçari, i cili nuk mund ta bënte vetë atë.

18 vjeçarja, Evoni Williams punon si kameriere në Teksas, për të kursyes para për në kolegj.

Së fundi një burrë i moshuar që ishte me oksigjen artificial, erdhi për një kafshatë ngrënie.
Kur ai u shërbye me ushqimin e tij, një klient i tha Williams se duart e tij nuk funksionojnë mirë.

“Nuk e di emrin e saj, por kam dëgjuar që ky njeri i moshuar i thotë asaj që duart e tij nuk punojnë shumë mirë. Ai gjithashtu është në oksigjen dhe po përpiqej të merrte frymë. Pa hezitim, ajo mori pjatën e tij dhe filloi t’i priste proshutën.Kjo mund të duket si diçka e vogël por padyshim është e madhe. Unë jam mirënjohës që kam parë këtë akt mirësie dhe kujdesje në fillim të ditës sime, teksa gjithçka në këtë botë duket kaq negative. Nëse të gjithë mund të jemi si kjo kameriere dhe të marrim kohë për të ofruar një dorë ndihmëse”, kishte shkruar Wolf në postim.

Postimi i saj për vajzën mori mijëra pëlqime dhe menjëherë njerëz të shumtë shprehën dëshirën e tyre pë të falënderuar dhe për të shpërblyer atë.

Universiteti në Teksas i ka dhënë asaj një bursë prej 16 mijë dollarësh, në mënyrë që ajo të përmbushë ëndrrat e saj për të studiuar menaxhimin e biznesit.