Sistemi ASYCUDA që shërben për zhdoganim e mallrave në Doganën e Kosovës ka rënë. Burime të Express kanë thënë se sistemi ka rënë prej orës 13.

Dogana e Kosovës është duke u ballafaquar me kollaps të sistemit ASYCUDA, i cili shërben për zhdoganimin mallrave.

Burime të Express kanë thënë se rënie e sistemit ka ndodhur në orën 13. Prej atëherë asnjë mall nuk është zhdogoanuar.

“Terminalet nuk punojnë. Asnjë kamion nuk po mund të zhdoganohet”, ka thënë për Express, një zyrtar i Doganave.

Prej këtij problemi më së shumti po përfitojnë terminalet. Kjo pasi mallrat që qëndrojnë nëpër terminale duhet paguar më shumë.

Sistemi i ri i TI-së ASYCUDA të mund të përdoret për hulumtim të të gjitha detyrimeve, tatimeve dhe kërkesave rregullative të zbatueshme për importimin e mallrave specifike.