Nga pasditja e ditës së sotme një front nga drejtimi i lindjes me presion të ulët do të depërtoj mbi vendin tonë duke kushtëzuar mot me vranësira të çrregullta të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga 0 -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin deri në 6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja.

Reshje nëpër lokalitete mund të vazhdojnë edhe ditën e premte.

Në fundjavë do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët, të shtunën paradite me reshje të përziera shiu dhe bore, e gjatë ditës së diel në mbrëmje vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të zbresin rreth vlerave mesatare.  Minimalet do të luhaten nga +2C deri +3C, e ato maksimale nga 6C deri në 7C, e ditëve të fundjavës minimalet do të zbresin në -2C deri 0C, e ato maksimale në 3C deri 4C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja-verlindja 1-6m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, që më pas të rritet lartë mbi vlera normale.

Nën këto kushte, kur turbullira nga Atlantiku po zhvendosen nga rajoni, edhe kualitet i ajrit në ditët vijuese pritet të përmirësohet gradualisht, pas përkeqësimit që pësoi ditëve të fundit me depërtimin e fushave anticiklonike mbi rajon.