Fatih Karabaxhaku 14 vjeçar është një nga shpresat më të mëdha të pingpongut kosovarë dhe këtë po e dëshmon në turnet ku po merr pjesëJo shumë vite më parë turnetë kryesorë për seniorë në pinpong fitoheshin nga garues veteranë, ndër të tjera edhe nga të tillë që ishin pjesë e federatës, si drejtues apo trajnerë.

Në dhjetor, gati befasisht, ishte një 14-vjeçar që fitoi turneun kryesor të vitit në pingpong. Ishte Fatih Karabaxhaku që fitoi turneun Top 12 për seniorë, që vlerësohet turneu më i vështirë i vitit nga Federata e Pinpongut të Kosovës (FPPK), shkruan Koha Ditore.

Karabaxhaku kështu është bërë fituesi më i ri i këtij turneu, në vitet e pasluftës. Në turne munguan disa prej pingpongistëve më të mirë të vendit, por sipas FPPK-së kjo assesi nuk zvogëloi vlerën e rezultatit të sportistit të ri prizrenas.

Dhe më shumë se si sukses individual, triumfi i Karabaxhakut u vlerësua shpresë për pinpongun kosovar. Shpresë që në Kosovë po del një gjeneratë e re e pinpongistëve që mund të ngrenë nivelin e këtij sporti në një shkallë më të lartë.