Rebel Royale nga Londra, ka hapur një llogari në rrjetin social, dedikuar këpucëve dhe takave më të shëmtuara që janë parë ndonjëherë.

Derisa një palë duken sikur kanë të kapur nga një krokodil, të tjerave iu është vënë një dorë me gishtin e ngritur, ndërsa nuk mungojnë edhe ato me lëkurë të gjakosur, transmeton Telegrafi.

“Kjo është krim mbi këpucëtarinë në përgjithësi, si ka mundësi që dikush mendon të kryej diçka të tillë”, ka qenë një nga komentet e shumta.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga rastet më ekstreme, që janë parë duke u bartur nga njerëz të ndryshëm.