Me karrierën e tyre ata kanë arritur të jenë fytyra të njohura publike.

Janë këta yjet e estradës shqiptare të cilët gjithmonë janë në qendër të vëmendjes, transmeton Express.

Si të tillë, syrit të publikut dhe medieve nuk ka si t’iu ikë as jeta e tyre private, dashuriçkat, ndarjet e tradhtitë.

Përgjatë këtyre viteve keni pasur mundësi të dëgjoni histori dashurie të shumë artistëve të Kosovës me ata të Shqipërisë.

Të gjithë e mbani mend kur para shumë viteve reperi i njohur Getoar Selimi ishte shumë i komentuar për lidhjet e tij të dashurisë, ndër to edhe me këngëtare nga Shqipëria.

Geti ishte në lidhje me këngëtaret seksi të Shqipërisë, Çiljeta Xhilaga e Elvana Gjata.

Geti përsëri nuk u largua nga Shqipëria sa i përket dashurisë. Ai së bashku me bukuroshen Marina Vjollca pak muaj më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Por, Geti nuk është i vetmi që gjeti dashurinë në Shqipëri.

Edhe këngëtarja kosovare Vesa Luma ka disa vjet që është martuar së bashku me reperin e famshëm nga Shqipëria, Big Bastën.

Ata janë shumë të lumtur dhe janë prindër të një djali shumë të ëmbël të cilin e pagëzuan me emrin Lian.

E për dallim nga Geti e Vesa, disa artistëve nuk iu eci mirë në këtë aspekt.

Kohë më parë reperi i njohur Ledri Vula, një nga reperët më të pëlqyer nga femrat ishte komentuar shumë për lidhjen e tij me juristen nga Shqipëria, Adela Sollakun. Ndonëse Ledri kishte deklaruar se e kishte dashur shumë, dashuria e tyre përfundoi me ndarje.

Një fat të tillë ngjashëm sikurse Ledri, kishte edhe aktorja e njohur Arta Nitaj.

Ajo para disa muajve ishte përfolur shumë për lidhjen e saj me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria.

Por, gjërat as për Artën e Brunon nuk ecën mirë. Pas një lidhje të shkurtë ata u ndanë nga njëri-tjetri dhe krejt cka ka mbetur mes tyre janë kujtimet.

Ndërkohë, për një lidhje të mundshme janë komentuar edhe reperi i njohur Genc Prelvukaj me këngëtaren Eni Koçi, Luana Vjollca e Krenar Çoçaj./Gazeta Express/