Tendenca që të duken bukur dhe unik në ambiente familjare në prag të festave të fundvitit, shpesh i bënë njerëzit të duken qesharak e në veçanti kur ato i postojnë në rrjetet sociale, ku milionë përdorues kanë qasje dhe mund t’i shohin ato.

Fotogaleria e publikuar më poshtë shfaq disa nga imazhet më të “turpshme” që në asnjë mënyrë nuk është dashur të postohen, për faktin se kanë përmbajtje të rëndë, transmeton Telegrafi.

Disa familjare madje kanë shkuar aq larg, sa që kanë pozuar pothuajse lakuriq dhe pa u menduar dy herë i kanë publikuar, duke u bërë cak i talljeve për shkak të pozave që i kanë marrë.

Por, edhe pse janë kritikuar shumë për këto paraqitje, ato gjithsesi kanë bërë xhiron e botës dhe kanë nxitur reagime nga më të ndryshmet, ku përdorues të shumtë të rrjeteve sociale janë ndarë në dy grupe, ku disa i kanë përshëndetur për guximin dhe “kreativitetin”, derisa pjesa tjetër i ka kritikuar se kanë bërë veprime të pamatura.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotografitë e postuara, dhe vlerësoni vetë nëse janë të mira apo të këqija.