Mbrëmjen përpara hapjes së Sallonit të Gjenevës, një nga pamjet e para që treguan në konferencën e shtypit të Matthias Muller, Presidentit të grupit Volkswagen, ishte ajo e një “makine fluturuese”.

Italdesign ka udhëhequr inxhinierinë dhe dizajnin e kapsulës, ndërsa Airbus ka zhvilluar modulin fluturues. Audi ka sjellë njohuritë mbi drejtimin autonom të mjeteve dhe sistemin e karikimit.

Kjo makinë e veçantë ka vend vetëm për dy persona. Në tokë mund të arrijë shpejtësinë maksimale 100 km/h, ndërsa në ajër arrin deri në 120 km/h.