ÇFARË JANË NJOLLAT KAFE?
Njollat kafe ose hiperpigmentimet, janë njolla që shfaqen në lëkurë si pasojë e prodhimit të shumtë të melaninës (pigmenti i lëkurës). Shkaqet e shfaqjes së tyre janë të ndryshme, por ndër më kryesoret do të përmendim: plakja e lëkurës dhe ekspozimi ndaj rrezeve UV.

Këto njolla mund të zhvillohen në shumë zona të trupit, si: fytyrë, duar, kurriz etj. Dimri është stina më e mirë për të trajtuar njollat kafe, sidomos pas stinës së verës, kur ato intensifikohen si pasojë e rrezatimit të fuqishëm të diellit. Më poshtë, do të gjeni disa nga produktet, të cilat mund t’i përdorni në shtëpi, pa patur nevojë të shpenzoni në trajtimet estetike.

Serumi trajtues intensiv kundër njollave, me përmbajtje acid glikolik 9.8 %, ka efekt antirrudhë, eksfoliues dhe është një zbardhues i fuqishëm kundër njollave kafe. Ai është i pasur me përbërës hidratues, zbutës, kundër skuqjes si edhe me elementë që nxitin rigjenerimin e lëkurës. (Aplikohet vetëm në darkë dhe në mëngjes, kërkon patjetër aplikimin e një mbrojtësi nga dielli me faktor 50 ose 30.) Këshillohet për stinën e vjeshtës dhe dimrit.

Solucion trajtues i njollave kafe. Përdorimi i tij në mënyrë periodike, ofron një rezultat tejet pozitiv në largimin e njollave. Kombinim i ekstrakteve bimore dhe vitaminës C, që mbështetin procesin zbardhues dhe e mbrojnë lëkurën ndaj stresit oksidativ. Struktura e tij e lëngshme, mundëson depërtimin e shpejtë të lëndëve aktive në epidermë. Aesthetico është një linjë dermokozmetike gjermane.

Kremi i ditës trajtues dhe uniformizues kundër rrudhave dhe njollave kafe me faktor mbrojtës 30, është i pasur me elementë zbardhues që trajton këto njolla. Veç veprimit depigmentues, ky krem ka njëkohësisht efekt antirrudhë dhe hidratues, duke e bërë atë një paketë të plotë përkujdesjeje për lëkurën.

Krem dite dhe parandalues i shkëlqyer i njollave kafe. Ai përmban faktor mbrojtës të lartë dhe një sërë përbërësish që nuk lejojnë intensifikimin e njollave të hershme dhe formimin e atyre të reja. Ofron një ngjyrë të lehtë e të njëtrajtshme të lëkurës, pa lindur nevoja e përdorimit të kremit pudër.