Ki Sung-yueng është pajtuar që të kalojë te Milani, pohon mediumi italian Calciomercato.

Sipas këtij mediumi, ai do të nënshkruajë kontratë e cila parasheh që ai të qëndrojë tri vjet në San Siro.

Mesfushori luan për Swansea City-n që nga viti 2012, kur ishte transferuar nga Celtic, dhe që një kohë është në radarin e milanezëve.

Ki thuhet se ka oferta edhe nga ekipet tjera të Premier Ligës, por syrin e ka vetëm te Kuq e Zinjt, dhe marrëveshja pritet që të finalizohet së shpejti.