Kina thotë se ka ndërtuar një masë me një “Supermaterial”, sipas stacionit shtetëror kinez, që i bën objektet të padukshme.

Stacioni televiziv CCTV, ka publikuar një dokumentar për laboratorin në Shenzhen të Kinës, i cili prodhon lloje të ndryshme materialesh, përfshi dhe një që i bën objektet të “zhduken”.

Pavarësisht se nuk shpjegoi se si do të përdoret ku material i padukshëm, një “metamaterial”, portali kinez i lajmeve, Sina, thotë se do të përdoret për aeroplanët e luftës të vendit, veçanërisht për modelin J-20.

Dokumentari i çon shikuesit brenda laboratorit ku Jin Xi, një doktor i Shkencave Materiale, dhe skuadra e tij janë duke përpunuar këtë material nga një makineri në tjetër. Çdo pjesë, 80 cm e gjatë dhe 60 cm e gjerë, thuhet se është prej bronzi dhe do të përdoret si material bazë për “supermaterialin” kinez.

Megjithatë në dokumentar nuk përmendet se çfarë “supermateriali” po bëjnë punëtorët, por thuhet se shkencëtarët kinezë kanë krijuar metamateriale që ndihmojnë në industrinë e aviacionit të vendit.