Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve ka marrë fund me ndeshjet e sotme.

Tashmë janë kompletuar 16-skuadrat që kualifikohen në fazën e eliminimit direkt.

Më poshtë i keni skuadrat e kualifikuar.

Man Utd, Basel, PSG, Bayern Munchen, Roma, Chelsea, Barcelona, Juventus, Liverpool, Sevilla, Man City, Shakhtar, Besiktas, Porto, Tottenham, Real Madrid.

Shorti për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve do të hidhet të hënën më 11 dhjetor në Nyon të Zvicrës nga ora 12:00.

Takimet e para do të zhvillohen me 13/14 dhe 20/21 shkurt, ndërsa ato të kthimit 6/7 dhe 13/14 mars.