Noizy është lakuar gjatë për shpenzimet e tij marramendës, makinat luksoze dhe këngët e tij ‘pikante’. Por reepri I njohur këtë herë ka bërë një nga dedikimet më emocionuese, kushtuar nënës.

Noizy ka shpërndarë  një poezi me titull ‘Letër e nënës’, interpretuar nga aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa, kushtuar një djali që mohon nënën e tij. Kjo poezi ka prekur thellë Noizyn madje ka garantuar se me të shumë veta do të derdhin lot.