Institucionet financiare e bankare të Kosovës nuk kanë rregulla dhe ligje për përdorimin e valutës digjitale Bitcoin, megjithatë, ka vende edhe në Ferizaj, ku pagesat tani mund të kryhen me këtë lloj të parasë virtuale.

Ky trend po vërehet edhe në Ferizaj. Njëra ndër kafiteritë e Ferizajt “N’dritare” ka futur në funksion pagesën e faturës edhe me Bitcoin dhe parat e tjera digjitale si Ripple (XRP) e Stelar (XLM).

Njeri nga pronarët e këtij lokali tha se duke pare interesimin e klientëve është parë e arsyeshme që pagesa të bëhet edhe me këto para digjitale.

Në disa vende të Kosovës tanimë po kryhet ky shërbim. Por, tash e tutje kjo mund të bëhet edhe në Ferizaj.

Deri me tani 3 klient e kane shfrytëzuar këtë mundësi.