67 zëvendësministra janë emëruar deri tani në Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Emërimi i tyre është përcjellë me akuza të mëdha nga opozita dhe shoqëria civile.

Madje ky numër i madh i tyre, u raportua se do t’i kushtojë mjaft shumë buxhetit të Kosovës.

Ministria e vetme e cila nuk ka asnjë zëvendësministër është ajo e Integrimeve, e udhëhequr nga ministrja Dhurata Hoxha.

Pra në këtë Ministri deri më tani nuk është emëruar asnjë zëvendësministër, derisa në shumë prej dikastereve tani janë sistemuar deri në gjashtë zëvendësministra.