Sa kohë keni që mendoheni për të ndryshuar pamje? Siç të gjitha e dini, nuk do të ketë asnjë ndryshim në portretin tuaj nëse nuk prisni flokët. Zgjedhja e modelit të duhur është pjesa më e vështirë e këtij procesi. Parukierët me famë ndërkombëtare na e lehtësojnë punën…

Ata propozojnë një model flokësh që, sipas tyre, u duket mirë të gjithave. Quhet prerja BOB dhe do të jetë tendenca më e përhapur e flokëve gjatë vitit 2018-të. Që pas realizimeve të para të modelit, është kthyer në prerjen më të kërkuar të salloneve.

Është ende herët për ta parë këtë tendencë në Shqipëri, por në muajt e ardhshëm do ta shihni shumë shpesh. Ato që kishin ende dyshime për të vendosur, tashmë mund të drejtohen te parukieri/ja.