​Barcelona ka shpenzuar më së shumti në sezonin 2017/18, ndërsa nga gjitha klubet e rëndësishme evropiane – Reali mbajti të mbyllur arkat, duke u renditur vetëm e 13-ta.

Barcelona është klubi që ka shpenzuar më së shumti për transferimin e lojtarëve për sezonin 2017/18. Raportohet se Barça shpenzoi 312.5 milionë për blerjen e pesë lojtarëve, duke mos llogaritur këtu bonuset që katalunasit do t’ia paguajnë Dortmundit e Liverpoolit për transferimet e Dembeles e Coutinhos.

E dyta renditet Manchester City, PSG në pozitën e tretë ndërsa top 5 mbyllet me Chelsea e Milan.

Besoni apo jo, nga 13 klubet më të mëdha Evropiane, Real Madridi shpenzoi më së paku, vetëm 42.5 milionë euro. Mungesa e Los Blancos në transferime, po vërehet në sezonin aktual që befasisht nga starti fantastik, tani po vuajnë për të gjetur formën e dikurshme.

Los Blancos gjenden 16 pikë prapa Barcelonës dhe La Liga mund të quhet si e humbur tashmë. Ndërsa në Champions League do të përballen me PSG-në, dhe nuk shihen aspak favorit për formën e dobët që po kalojnë.

13 klubet që shpenzuan më së shumti në sezonin 2017/18: