Koenigsegg Agera RS është zyrtarisht vetura më e shpejtë në botë sa i përket serive legale për treg.

Ky rekord u arrit pasi Agera RS kapi shpejtësinë prej 444.6 kilometrave për orë gjatë dy vozitjeve.

Në timonin e veturës, që rekordin e theu në Pahrump të Nevadas, ishte Niklas Lilja nga kompania.

Me këtë shpejtësi, kompania suedeze theu rekordin e 431 kilometrave për orë të vendosur nga Bugatti Veyron Super Sport më 2010.