​Kolumnisiti, Salah Montaser ka kërkuar nga ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah që të rruajë mjekrën, sepse po duket si terrorist

Një artikulli i publikuar të shtunën në gazetën Al-Ahram nga gazetari Salah Monster e ka vendosur Mohamed Salah në një “thes” me ekstremistë dhe terroristë.

Ai ka kërkuar nga Salah që të rruajë mjekrën e tij, pasi po duket njëjtë sikur terroristët.

Ky artikull është kritikuar shumë nga lexuesit, të cilët thonë se kjo është zgjedhje personale dhe njerëzit nuk duhet të gjykohen në bazë të dukjes.

Salah këtë sezon ka shënuar 24 gola në Premierligë, aq sa edhe Harry Kane i Tottenhamit dhe është një nga sulmuesit më të mirë edhe në Evropë.