Sot në mëngjes njësitet policore të stacionit “Veriu” në Prishtinë, bashkë me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Koliq të Prishtinës, ku me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata themelore –Prishtinë, është bërë bastisja e një shtëpie dhe objekteve përcjellëse.

Në atë lokacion zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar: dy armë automatike, dy pusëhkë gjuetie, një armë të gjatë karabinë, dhe qindra fishekë armësh.

Lidhur me këtë rast në stacion janë shoqëruar dy persona të dyshuar (A.B. mashkull, 37 vjeçar), dhe (M.B., mashkull 35 vjeçar), njofton Policia e Kosovës.

Ata me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë, si dhe do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve.