Kosova do të marrë 71 milionë euro “hua” nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për ta financuar projektin e autostradës Kijevë-Zahaq.

“Pas shqyrtimit, kabineti ka miratuar vendimin që t’i rekomandojë Presidentit të Republikës së Kosovës për dhënie të autorizimit ministrit të Financave për lidhjen e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”.

E për t’i kthyer këto para, Kosova ka kohë deri më 30 tetor 2032.

Në njoftimin drejtuar medieve thuhet se vendimi për marrje të kredisë është bërë të premten në mbledhjen e 16-të të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë vendim thuhet se kredia do të shlyhet me 24 këste të barabarta, nga dy për çdo vit.