​Një 37 vjeçar i cili për shkak të gjendjes së luftës në Kosovë u detyrua të largohej në Gjermani, është duke u hetuar për dhjetëra vepra penale, raste vjedhjesh të gjërave të vlefshme.

Sipas mediave gjermane, tetë dëshmitarë deri tani janë thirrur në gjyq, ndërsa i pari nga ta ishte bashkëpunëtor i ngushtë i kosovarit.

Raportohet se i pandehuri 37 vjeçar, akuzohet se plaçkiti shtëpitë e dy familjeve në Illertissen e po ashtu edhe disa objekte të zonës Dettingen, Erolzheim dhe Kirchberg.

Kosovari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte vepruar vetëm me një kaçavidë nën shoqërinë e disa autorëve të tjerë të cilët kishin depërtuar në shtëpi përmes dritareve dhe terracave.

Ai vodhi bizhuteri me vlerë të lartë si dhe shumë të madhe parash, dëm ky i cili llogaritet më i lartë se vlera e mallrave të vjedhura.

I pandehuri raportohet se ndoqi seancën e  parë krejtësisht në mënyrë të qetë ndërsa ka potencuar se kishte kaluar fëmijërinë e tij sikurse familjarët e tjerë në Kosovë. Ai kishte udhëtuar në Gjermani në moshën 17 vjeçare, fillimisht në Landsberg e më pas në Neu-Ulm.  Pas mbarimit të luftës ai përsëri ishte kthyer në Kosovë por më pas ishte martuar me një gjermane, martesë e cila zgjati për dy vjet në Illertissen e më pas ishin divorcuar.

Që kur pati probleme me vizat, ai jetoi ilegalisht në Illertissen nga fundi i vitit 2014 deri në shkurt 2017, ku dhe u arrestua pas hetimeve për këto akuza të ngarkuara.

Seanca e tij e radhës mbahet më 14 mars në orën 9.00.