Në një shpallje të publikuar në rrjetet sociale nga një person shkruan se “shitet një aeroplan për 6 persona, i sapoardhur nga Zvicra, i padoganuar”.

Përveç “përshkrimit”, përcjell Telegrafi, në shpallje i është vënë edhe çmimi i aeroplanit – 35 mijë euro.

Dhe kjo shpallje e pazakontë, sigurisht u ka bërë përshtypje përdoruesve të shumtë të rrjeteve sociale.

Por çfarë bie në sy nga kjo shpallje, janë komentet e shumta dhe interesante të tyre.

“Sa t’kalume ka edhe çfarë goma ka, të dimrit apo të verës”, është njëri nga komentet. Gjithashtu një tjetër përdorues ka shkruar: “A ka klimë o vlla, a o tiptronik edhe sa i bohet plini.