Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi buxhetin për organizimin e rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut.

Shuma e planifikuar që ishte paraqitur në dokumentin para anëtarëve të KQZ-së, në fillim të mbledhjes, ishte 98 mijë e 516 euro.

Por anëtarët patën vërejtje dhe u dakorduan që të bëhen zbritje të planifikimeve në disa kategori, siç është edhe informimi publik.

Zgjedhjet në Istog janë shpallur me 17 dhjetor dhe në garë janë dy kandidatët, Haki Rugova i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës