Moti sot do të jetë i vranët, ndërkaq priten të reshura të shiut gjatë pasditës në perëndim të vendit. Në vendet malore pritet edhe të reshura bore.

Nëpër lugina të Maqedonisë do të ketë mjegull, posaçërisht gjatë paraditës.

Temperatura do të lëvizë nga 4°C e deri më 11°C. Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, kurse temperatura do të arrij deri 7°C.