Që nga agimi e rrahu çekanin mbi kudhër
patkonjtë i bëri gati për pazar
qoftë kjo ditë me bereqet!

në mbrëmje solli ca bukë në shtëpi
dhe një grusht sheqerkash shumëngjyrëshe

në mesnatë
vjen kënga e vjetër në shoqëri me Hënën
e nga gryka e shishes sikur del një zë:
“o detharinjaa nivar ma te aven!”
“mëngjeset kurrë mos ardhshin!”