Bota natyrore ndërpret harmoninë e saj dhe njihet me botën e teknologjisë, me atë të njeriut. Pavarsisht nga çfarë ndodh në realitet, teknologjia duket se hyn në kontakt me natyrën në mënyrë organikë, logjike, pa shkatërruar, pa ndalur rrjedhën e botës natyrore me këta aleatë të papritur. Libra, globe, llamba, telefona me kabëll mblidhen si tufë kafshësh dhe vihet re një ndjenjë shoqërie që bashkëjeton me natyrën. Instalacionet e artistit norvegjez, Rune Guneriussen prezantohen si një projekt që hollon fotografinë me instalacionin dhe në të njëjtën kohë vendos një ekuilibër mes natyrës dhe kulturës njerëzore, së bashku me të gjithë nënnivelet e ekzistencës sonë. Ai ka filluar që në vitin 2005 dhe instalacionet janë bërë posaçërisht për secilin vend që Guneriussen fotografon, nuk ka asnjë manipulim digjital të mëpasshëm, vetëm çka kap fotografia.

Duke kapur vetëm një kujtim, instalacionet e ndërtuara në Norvegji çmontohen menjëherë pas fotografimit, duke e lënë habitatin në kushtet e tij të mëparshme, pa lënë gjurmë të asaj që ndodhi aty. Linja narrative kuptohet vetë: njeriu dhe natyra, por asnjëri nga të dy nuk duhet të lerë të kuptohet se është i rraskapitur, larg të dhënit të një linje konceptuale të drejtë ose të padrejtë. Guneriussen shpjegon se arti duhet të jetë dyshues dhe të befasojë në kundërshtim me të qënit kufizues dhe sanksionues. Ai nuk beson se ka një mënyrë të duhur për të kuptuar veprën e tij, por një udhë e treguar për të kuptuar një histori. / Bota.al