Kur do të martohet Redon Makashi? Kjo pyetje ka shqetetësuar Redon Makashin gjatë një interviste në “Wake Up”.

Ai jo vetëm që nuk cilësoi kur do të martohej por shtoi me shumë bindje që kur të ndodhë, ai nuk do të bëjë dasëm.

Moderatorët e kanë ngacmuar nëse do të këndonte në dasmën e tij, ndërsa këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, mërziti fansat duke thënë se nuk ka ndërmend të bëjë fare dasëm.