Kandidati për kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po shpalos platformën e tij para anëtarëve të partisë.

Ai fillimisht ka shprehur keqardhje që nuk ka një kundërkandidat pasi sipas tij në zgjedhje demokratike duhet edhe një kundërkandidat.

Kurti ka falenderuar ish-kryetarin Visar Ymeri dhe ka nënvizuar se Ymeri do të jetë pjesë e Vetëvendosjes dhe gjithmone do të konsultohet edhe me të.

Albin Kurti ka nënvizuar edhe një herë qëllimin e Vetëvendosjes për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë.