Lëvizja Vetëvendosje, ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës për balotazhin e 19 nëntorit.

Para të pranishmëve fjalën e tij e ka marrë edhe Albin Kurti i cili fjalën e tij e nisi me dënimin e aktivistëve të LVV-së.

Ai tha se këta u dënuan pothuajse kur u bë një vit nga vdekja e Deharit. Ky pushtet ai tha se dëshiron që të mos ekzistojë Lëvizja Vetëvendosje. Por, kjo sipas tij vetëm sa ka fuqizuar atë.

Kurti tha se me zemër e mendje të punohet, të votohet e të festohet.

 

“Puna jonë është lufta jonë” tha ai, derisa shtoi se të gjithë po e shohin që VV-ja po vjen duke u rritur.

Ai përmendi se në shtetet demokratike të humb kërriga për shkak të përgjegjësisë, e në Kosovë ai tha se kolltuku ju zgjerohet.

Ai tha se ata që do të fitojnë për kryetar në komuna do të marrin siç u shpreh ai gajlen e qytetarëve mbi vete dhe të punojnë për ta.

“Komunat e Kosovës janë si “bahçe të babës” përveç Prishtinës…”

Kurti tha mes tjerash se komunat tjera përveç Prishtinës nuk ofrojnë kushte për qytetarët. Prandaj ai ka ftuar që të votohet LVV-ja, për të bërë ndryshimin dhe në këto komuna.

Ai tha se partitë tjera po orvaten të blejnë vota.

“A lihet nxënësi i uritur për 20 euro, a lihen banesat pa ujë për 20 euro. A lihen fëmijët pa çerdhe për 20 euro…”, shkruan zeri.

Kurti tha se me këtë tubim madhështor sonte kanë fituar dhe të dielën do ta dëshmojnë.

“Duhet të fitojmë që të jetojmë” tha ai para elektoratit.