Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mendon se Kosova e vetëshpallur ka nevojë për referendum për të deklaruar bashkimin me Shqipërinë.

Kështu ka deklaruar ai gjatë një interviste për Deutsche Wellen në gjuhën serbe, i cili ka shtuar se ndarja e Kosovës nga Shqipëria ka qenë “i dhunshëm, jodemokratik, përmes fuqive të mëdha”.

“Ne do të donim të kemi të drejtë të bashkohemi me Shqipërinë në mënyrë demokratike dhe paqësore”, citohet të ketë thënë Kurti në intervistën që është publikuar sot nga ky medium.

Kur u pyet në lidhje me idenë e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të terrorit, Veri i Kosovës me Luginën e Preshevës, Kurti ka thënë se kjo është vetëm dëshira e Serbisë, duke kundërshtuar tërheqjen nga veriu i Kosovës, ndër të tjera për shkak të Trepçës, që siç ka thënë ai është: “thelbi i zhvillimit ekonomik, është ringjallja e Trepçës”.