Kandidatja e Alternativës për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, gjatë përballjes në debat me kundërkandidatin e saj nga AAK, Ardian Gjini ka folur edhe për qeverinë Haradinaj.

Kusari tha se kjo qeveri nuk është jetë gjatë dhe në pranverën e vitit 2018-të do të ketë zgjedhje parlamentare.

”Pranvera e vitit 2018-të do të na gjejë me zgjedhje parlamentare”, tha ajo.

Ajo ka përmendur Listën Serbe si njëri nga faktorët kyç që tregon, siç thotë ajo thyeshmërinë e kësaj qeverie.

”Varshmëria nga lista serbe e tregon thyeshmërinë e kësaj qeverie”,shtoi Kusari-Lila.

Për të parin e komunës së Gjakovës në zgjedhjet për balotazh do të përballen Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa dhe Ardian Gjini nga AAK.