Një kompani në Zelandën e Re u ka dhuruar punëtorëve para të gatshme nëse fillojnë të udhëtojnë për në punë me biçikletë. Punëtorët të cilët udhëtojnë me biçikletë marrin nga 5 dollarë në ditë.

Në rast që vazhdojnë këtë rutinë për 6 muaj, kjo shumë do të rritet në 10 dollarë, ndërsa e gjithë shuma do të ju jepet si bonus në fundvit.

“Kam menduar një kohë të gjatë se si ta fus në përdorim më shumë biçikletën te popullata, sepse unë jam adhurues i madh i saj. Paratë duket se janë shtytës të vërtetë”, ka thënë Tim Chesney nga agjencia e marketingut “Make Colective”.

Chesney thotë se disa punonjës ishin të pavendosur në fillim sepse firma nuk kishte një banjë ku mund të bënin dush, por oferta ishte shumë e mirë për t’u refuzuar dhe u bashkua me pesë nga gjashtë punonjës.

Një nga punonjësit, Elliott Gilmore, tha se rimëkëmbja e makinës është pjesa më e vështirë, por që ngasja me biçikletë është më e mirë për shëndetin e tij se sa ushtrimi në palestër.

“Tani për tani është duke ecur shkëlqyeshëm kjo iniciative, kaloj nga parku, shoh se si njerëzit po i ushqejnë rosat, lexojnë libra, gjë që dallon shumë nga pritja në semaforë”, thotë njëri nga punonjësit.

Christchurch është qyteti ku gjendet kjo kompani dhe ka më shumë biçikleta se çdo qytet tjetër në Zelandën e Re. Ka 13 rrugë për biçikleta.