A do ta blinit një veturë të ‘çmendur’ si kjo për 100,000 dollarë?

Eksperti i automobilizmit Jonny Lieberman nga Motor Trend ka udhëtuar në Gjermani për të testuar veturën e re nga Mercedes, E-Class E63 4×4 karavan (Porto bagazh) për të gjitha terrenet, transmeton Express. Ai e ka cilësuar këtë veturë si më të mirë në kategorinë e veturave karavan.

Ky model prodhon 603 kf falë motorit 4.0-litër V8 me turbo të dyfishtë, sistem të ri të ftohjes së brendshme, sistem të ri të ajrimit si dhe softuerit të ri për menaxhimin e motorit.

Çmimi i këtij modeli është rreth 100,000 dollarë amerikan.