Edgar Perez de la Pena ishte duke ngrënë drekë me gruan e tij në një restorant në qytetin Cuauhetmoc në Meksikë, kur një vrasës me pagesë e ka ekzekutuar.

Gruaja mbetet e shokuar, ndërsa, të dy ekzekutuesit ikin si pa të keq nga restoranti.
38-vjeçari Perez de la Pena ishte shef i njësisë speciale të policisë meksikane, kurse vrasësi dhe shoqëruesi i tij besohet se janë larguar me ndihmën edhe të dy burrave tjerë që po i pritnin para restorantit.

Mediat njoftojnë se deri më tani nuk është arrestuar askush, por policia meksikane ka bërë të ditur se i është vënë pas dy burrave që shfaqen në video.