​Zakonisht në festat e fundvitit, skuadrat e futbollit japin mesazhe të pa përshkueshme për tifozët e tyre.

Një gjë të tillë ka bërë edhe Interi, me klubin zikaltër që duket edhe më i entuziazmuar pas kryesimit të renditjes së Serie A këtë sezon.

“InterBells” titullohet kënga e Krishtlindjes nga ekipi i zikaltërve për këtë vit, e aty shfaqen futbollistë, trajnerë, fëmijë dhe legjenda të së kaluarës që këndojnë në kor.

Për të përfunduar këngën, ajo që na nevojitet është zëri juaj. Bashkojuni korit të zikaltërve dhe këndoni “InterBells” më 16 dhjetor në “San Siro”, është thirrja e lojtarëve ndaj mbështetësve të tyre.