Kompania e njohur Astin Martin, në panairin e veturave në Gjenevë ka njoftuar se deri në vitin 2023, në ofertë do të ketë edhe dy modele të reja Lagonda.

Si paralajmërim për njërin nga këto dy modele të reja, shërben Lagonda Vision Concept, i cili tregon drejtimin e dizajnit në të ardhmen. I pari nga modelet Lagonda pritet të arrijë gjatë vitit 2021.

Gjithashtu, Aston Martin njofton se Lagonda do të jetë brend luksoz modelet e të cilit do të kenë vetëm teknologjitë e emetimit me zero emisione.

Duhet theksuar se bateritë e konceptit Lagonda Vision janë të vendosur nën të.

Përveç dizajnit të jashtëzakonshëm dhe mënyrës së hapjes së dyerve, koncepti Lagonda Vision tërheq vëmendjen edhe me interier. Për interierin e këtij koncepti, Aston Martin ka bashkëpunuar me kompaninë angleze të mobileve David Linley.

Me vetëm një karikim të baterisë, Lagonda Vision Concept mund të kalojë deri në 644 kilometra.