Qytetarët e Kosovës që nuk i kanë regjistruar automjetet e tyre për shkak të gjobave do të mund ta bëjnë këtë gjë edhe në ditët në vazhdim.

Ministria e Punëve të Brendshme kishte nxjerrë vendim me datë 15 dhjetor të vitit të kaluar që të mundësoi regjistrimin e veturave me gjobë brenda afati 3 mujor duke mos paguar asnjë cent.

Këtë të enjte parashihej që të skadoi ky afat i dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Por, MB në një përgjigje për Indeksonline ka njoftuar se regjistrimi i veturave me gjobë pa paguar asgjë do të vazhdojë të jetë valid deri në një vendim të radhës.

Numri i veturave që kanë shfrytëzuar këtë mundësi deri më tani është 9073.

Numri i veturave që nuk janë ç ‘regjistruar dhe nuk janë vazhduar është 100,775.