Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është e mirë.
Ai ka bërë të ditur se ai po vazhdon trajtimin shëndetësor në Gjermani.

Tutje, ai tha se zyrtarët e LDK-së janë në koordinim të plotë me të.

U bë e ditur se kthimi i tij në Kosovë do të ndodh, kurdo që mjekët të vlerësojnë se më nuk është i nevojshëm vazhdimi i terapisë, njofton periskopi.

Fillimisht Mustafa ishte trajtuar në një spital privat në Prishtinë, siç thuhet për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani.

Sidoqoftë, sa ishte në Prishtinë për trajtim shëndetësor, mjekët kishin dyshuar se Mustafa mund të jetë prekur edhe nga “Guillain-Barré syndrome” (GBS).