Pak ditë para se të nis LA Auto Shw, “Land Rover” ka prezantuar modelin më të ri – një SUV më i shtrenjtë se makinat që ka prodhuar më parë.

Modeli “SVAbiography” që lansohet vitin që vjen, është pasardhësi i linjës “Range Rover”, me ndryshime të mëdha në pjesën e jashtme dhe sistemin e punës së motorit

Makina është shumë më e gjerë dhe më e gjatë se të tjerat, duke ofruar komoditet më të madh, veçanërisht në shtrirjen e këmbëve.

Udhëtarët që janë prapa, kanë mundësi të qëndrojnë gjysmë të shtrirë, sikur në aeroplanët privatë, ndërsa kanë përpara ekranin e sheshtë.

Për të blerë këtë makinë, duhet paguar prej 224 mijë deri në 236 mijë euro, që e bënë më të shtrenjtë se “Bentley Bentayga”.