Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës, Bekim Ermeni ka deklaruar se ende nuk kanë ndonjë qëndrimi zyrtar se cilin kandidat do ta mbështesin në Gjakovë, mirëpo ka shtuar këtu se ekziston vullneti më madh që ta përkrahin kandidaten Mimoza Kusari-Lilën.

“Zyrtarisht nuk kemi qëndrimi se si do të vazhdohet, mirëpo shihet vullneti që të përkrahet Mimoza Kusari-Lila”, ka deklaruar ai.

Komuna e Gjakovës ka shkuar në balotazh me këta kandidatë: Mimoza Kusari-Lila dhe Ardian Gjini nga AAK.

Balotazhet mbahen me 19 nëntor./(dukagjini)