Politikani gjerman i partisë CDU, Andre Kuper është takuar me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn.

Ai, për delegacionin kosovarë në Gjermani, tha se kanë pasur shkëmbime interesante të ideve. Ministri Lekaj e falënderoi për ndihmën humanitare dhe projektet e bashkëpunimit teknik e financiar, por edhe shtoi se Gjermania ka dhënë mbështetje të madhe për zhvillimet në Kosovë.

Andre Kuper, politikani gjerman që i përket partisë CDU, takimin që e pati me delegacionin kosovar në Gjermani, pjesë e së cilit ishte edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, e publikoi edhe në faqen e tij zyrtare të internetit.

Aty shkroi se me delegacionin kosovarë ka pasur shkëmbime idesh interesante.

“Sot kam pasur mysafirë të rangut të lartë nga Republika e Kosovës, mysafir ishte Ministri kosovar i Infrastrukturës, dr. Pal Lekaj. Me një delegacionin të gjerë, kemi pasur një shkëmbim idesh interesante”, ka thënë Kuper.

Ndërsa, Ministri Lekaj paraqiti rëndësinë dhe rolit e Gjermanisë në BE për Qeverinë e Kosovës.

Lekaj theksoi se klasa e mesme e Gjermanisë si një gur themeli i ekonomisë, është një model i mirë për Kosovën.

Ministri Lekaj e falënderoi për ndihmën humanitare dhe projektet e bashkëpunimit teknik dhe financiar që Gjermania ka ofruar që nga viti 1999 e deri tani.

“Gjermania ishte dhe është një ndihmëse e madhe për zhvillimet në vendin tonë, siç është demokratizimi i vendit tonë”, ka thënë Lekaj.

Ai shtoi se prioritet i qeverisë së sapo zgjedhur është lufta e pa kompromis kundër korrupsionit dhe terrorizmit.