Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka kërkuar nga drejtësia që të trajtojë rastin e “Bechtel Enkas”, e cila ka kërkuar nga qeveria 63 milionë euro shtesë.

Sipas deputetit Zeka, për këtë keqpërdorim që i është bërë dikush duhet të shkojë në burg.

“Duhet të shkojë dikush në burg. Ja Lutfi Zharku ja Pal Lekaj. Po bëhet fjalë për keqpërdorim të buxhetit të Kosovës”, u shpreh ai para deputetëve.

 Ministri i Infrastrkuturës, Pal Lekaj ka akuzuar se qeveria “Mustafa” është fajtore për faktin se Kosova duhet t’i paguajë 63 milionë euro shtesë, ndërkaq ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se qeveria “Thaçi 2” është fajtore për këtë dëm që i shkaktohet buxhetit të shtetit.