Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili sot u votua nga shumica parlamentare është në kundërshtim me Kushtetutën. Me këtë akt pushteti dëshmoi se akti më i lartë juridik, Kushtetuta e shtetit për të është vetëm një shkronjë në letër, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga partia thonë se ky ligj është sjellë me mashtrim, gjegjësisht me vendosje të rreme të shenjës së BE-së, me çka u keqpërdorën procedurat për miratimin e ligjeve me rëndësi për integrimin e vendit në BE. Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për këtë manipulim me qytetarët.

“Ligji për dygjuhësinë nuk kontribuon për avancimin e vërtetë të të drejtave të bashkësisë shqiptare në Maqedoni, por i thellon dallimet dhe shkon në dëm të shoqërisë homogjene në Maqedoni. Dygjuhësia do të krijojë kaos në procedurat ligjore. Ky ligj do të krijojë institucione joefikase të cilët do të zhyten në përkthimin mes gjuhëve, në vend se të jenë vërtetë të dobishme për qytetarët”, thonë në OBRM-PDUKM.