Fitim Thaqi, sulmuesi i gazetarit Vehbi Kajtazit është liruar pak minuta më parë nga paraburgimi.

Këtë e ka konfirmuar për gazeta blic, avokati i tij Gazmend Halilaj.

”Fitim Thaqi lirohet nga paraburgimi”, tha shkurtimisht avokati.

Ndryshe, Halilaj tha pak më parë se prokuroria ka kërkuar vazhdim të paraburgimit, mirëpo pala mbrojtëse do të kundërshtojë të gjitha pretendimet e prokurorisë.

Fitim Thaqi, akuzohet për sulm ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi një muaj më parë në njërën nga kafiteritë e Prishtinës.

Atij fillimisht iu caktua masa e paraburgimit nga Gjykata themelore në periudhë njëmujore.