Luis Enrique mund të rikthehet si trajner në Premierligë.

Ish-trajneri i Barcelonës ka hyrë në mesin e kandidatëve për pasardhës të mundshëm të Antonio Contes në bankinën e Chelseas.

Mediat angleze raportojnë se pas deklaratës nga Conte se mund të largohet nga detyra pas përfundimit të këtij sezoni, Enrique është shfaqur si kandidat i ri për zëvendësues të italianit.

Enrique është aktualisht i lirë dhe mund ta presë bankinën e Chelseas nga sezoni i ri.